E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Shënkoll–Rrilë, dy të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Shënkoll–Rrilë.

Si pasojë e përplasjes, njëra prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të saj.

Reklamë

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona. Njëri prej tyre, Kristian Kola, ndodhet në gjendje të rëndë.

I plagosuri është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë