Subscribe

Shpejtësia, lagështia në rrugë dhe pagjumësia është bërë sërish shkak i një aksidenti të rëndë, që i ka marrë jetën një 15-vjeçari. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, në aksin rrugor Korçe-Kapshtice. Kristaq Prifti 41 vjeç së bashku me djalin e tij 15-vjeçar, po udhëtonin drejt fshatit të tyre kur në afërsi te kryqëzimit te fshatit Belorta, makina doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një banese private. Por nga shpejtësia, automjeti është rrotulluar duke mbetur mbi murin e portës kryesore te shtëpisë.
Goditja ka qenë fatale për të miturin, i cili humbi jetën menjëherë. Ndërsa babai i tij është rëndë në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *