Subscribe

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ndodhur këtë te premte ne aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

 

Ne vendin e quajtur Ura e Kardhiqit mjeti tip “Volkswagen” qe drejtohej nga një 21-vjeçar nga Kavaja u përplas me një zetor qe po tentonte te futej nga një rruge dytësore ne rrugën nacionale.

 

Përplasja ishte fatale për Kaldi Ngjelin, i cili humbi jetën, ndërsa babai dhe nena e tij, te cilët po ashtu po udhëtonin me zetor u plagosen por janë jashtë rrezikut për jetën ne spitalin e Gjirokastrës.

 

Sipas burimeve drejtuesi i mjetit udhëtonte me shpejtësi te madhe, dhe nuk mundi te frenoje. 21-vjeçari nga Kavaja po udhëtonte drejt Tepelenës me nenën e tij ne momentin e përplasjes. Ndërkohë pasi mori ndihmën e pare mjekësore i riu qe shkaktoi aksidentin u arrestua nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *