Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi mbrëmjen e se premtes ne periferi te kryeqytetit. Ngjarja u regjistrua pranë rreth rrotullimit të Mulletit, ku nje automjet përplasi per vdekje nje banore të zonës. Viktima 47 vjeçe gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi kishte marre goditje ne koke.

 

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit Bledar Duka u largua me shpejtësi, duke mos u ndalur, për t’i dhënë ndihmën e parë të viktimës. Por blutë e Tiranës arritën ta prangosin vetëm pak minuta me vone drejtuesin e mjetit ne vendin e quajtur Ura e Farkes.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *