Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mizë të Divjakës.

 

Sot rreth orës 20:30, , shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Porche” ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës.

 

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *