Subscribe

4 automjete u përfshinë në një aksident mëngjesin e kësaj të shtunë në segmentin që të çon për në aeroportin Nënë Tereza.

 

Aksidenti i frikshëm u regjistrua sapo kalon mbikalimin e Kasharit ndërsa nga përplasja e fortë njëri prej mjeteve u nda në dy pjesë.

 

Si pasojë e aksidentit 6 persona u plagosën ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës.

 

Policia bëri të mundur transportimin për në spital të Smerald Bozaxhiu, 29 vjeç, Amarildo Bregu 28 Roland Marku dhe Gabriele Vokri që të dy 22 vjeç si dhe 51 vjeçarit Reshat Hoxha. Sipas mjekëve të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa Ornela Muja 23 vjeçe është në gjendje më të rënduar.

 

Shkak i aksidentit mësohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara por dhe humbja e kontrollit të mjeteve ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *