Kronikë
Aksident i rëndë në Sauk, humb jetën 28-vjeçari

Një person ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur këtë të martë te rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë.
Reklamë
Policia bën me dije se viktima është 28-vjeçari, Ervin Preçi, i cili ishte pasagjer, ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, drejtuesi i automjetit, L.D dhe një femër, D. Xh. vjeçe 23.
Tre të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Mercedes – Benz” i cili ka dalë nga rruga dhe është batuar disa herë. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




