Një aksident me dy të lënduar është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë – Ersekë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dvoran shumë pranë një pike karburanti.
Sipas policisë, mësohet se mjeti tip “Benz” ka qenë duke ardhur nga Erseka në drejtim të Korçës ndërkohë që mjeti tjetër ka qenë duke lëvizur anasjelltas kur krejt papritur drejtuesi i mjetit “Land Rover” ka kaluar nga krahu i djathtë në krahun tjetër me qëllim futjen në karburant, devijim ky që ka sjellë përplasjen kokë më kokë të dy mjeteve
Lexo edhe :
Related Posts
Nga goditja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit “Land Rover” si dhe pasagjeri që ishte në mjetin tip “Benz”.
Të dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën ndërkohe që policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
Rruga nacionale Korçë – Qafë e Qarrit është bërë shpesh burim aksidentesh për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesve të mjeteve dhe shpejtësisë tej normave të lejuara./vizionplus.tv