E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Fier, humb jetën një person, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, pranë karburantit “ELDA”.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në motomjet.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes, dy persona që ndodheshin në mjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, njëri prej të plagosurve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa personi tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

Policia po punon gjithashtu për identifikimin e viktimës dhe të të plagosurit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë