E mërkurë, 28 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident, humb jetën një person

Një person humbi jetën, ndërsa katër të tjerë mbeten të plagosur, si pasoje e dy aksidenteve ne Korçë e Tropoje. Në aksin Bajram Curri- Fierzë një 64-vjeçar gjeti vdekjen paraditen e të premtes, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Ndërkohë një 53 vjeçar si dhe një 7 vjeçar mbeten të plagosur.

 

Reklamë

Ata u transportuan me urgjence për ne spitalin e Traumës ne Tirane. Drejtuesi i mjetit tip “bmw” u shoqërua në komisariatin e policisë. Aksidenti i dytë u regjistrua ne Korçë. Dy persona qe udhëtonin me motor mbeten të plagosur. Sipas policisë,  drejtuesi i motorit humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese. Njeri prej te plagosurve është ne gjendje te rende, pasi u dëmtua ne koke.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë