Një javë pas vdekjes së themeluesit të revistës “Playboy”, Hugh Hefner, është raportuar se jeta e tij do të shfaqet e gjitha në një film biografik. Producenti dhe drejtori i filmit, Brett Ratner, ka përzgjedhur aktorin, Jared Leto si interpretuesin e protagonistit kryesor.

 

 

Leto është shprehur entuziast për rolin që i është besuar edhe pse nuk ka pasur shansin ta njohë multimlionerin nga afër.  Ai është shprehur se ka mjaftueshëm material për të studiuar dhe rikthyer jetën e Hefner. Nuk është përcaktuar ende një datë se kur pritet të përfundojë projekti, pasi Leto për momentin është pjesë e xhirimeve të filmit “Blade Runner”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *