Subscribe

Agroturizmi është padyshim një nga industritë e reja më të diskutuara në mesin e hulumtuesve, politikëbërësve, fermerëve, ekspertëve të fushave të turizmit dhe bujqësisë, tur-operatorëve, operatorëve të mikpritjes, etj,.

Kjo, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vende si Italia, Amerika, Europa qendrore etj. E gjithë kjo vëmendje vjen për shumë arsye, por ndër më të rëndësishmet, është se krijon një sinergji midis disa sektorëve të zhvillimit socio-ekonomik, ndër to, Turizmi dhe Bujqësia.

Zëvendës ministri i Bujqësisë, Enio Civici, i ftuar në studion e “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka treguar se strategjia që po ndjekin bazohet në dy shtylla, gjithëpërfshirje dhe diversifikim.

Civici: Është sektori më i rëndësishëm sepse bashkon dy sekotre të rëndësishëm, bujqësinë dhe turizmin. Turizmi i pari meqë ka këtë nivel rritje, por edhe bujqësia. Në vitin 2019 filluam të flasim për agroturizëm dhe na ndihmoi pandemia që ta çojmë përpara. Ky përkon dhe me momentin që këto struktura po ngriheshin dhe ishte një fat që këto dy struktura u bashkuan. Ne menduam që pas 5 viteve, të flisnim për konsolidim. Kërkuam nga partnerët tanë gjermanë që të angazhonin disa ekspertë për të na dhënë një rrugë se ku duhet të shkojmë për tre vite. U morën ekspertë, kryesisht nga Italia, dhe u prodhua një dokument i cili sot është në konsultim publik. Strategjia ka dy shtylla kryesore, gjithëpërfshirjen dhe diversifikimin. E para e ka fjalën për punësimin, sidomos në zonat rurale. Aty shpjegohet se si do të bëhet punësimi. Do bëhet me trajnim, janë më shumë se 1000 orë trajnimi për të gjithë agroturizmat që do përshtaten dhe do t’i shpjegohet si afrohesh më shumë me klinetin, çfarë lloj përtifimesh ke nga pagesat online, etj. Diversifikimi, ose lloji i shërbimit. Një agroturizëm nuk është një vend që ti ha drekë dhe kaq. Është një eksperiencë.

Pse duhet të zgjedhë dikush që studion për IT mos shkojë drejt Gjermanisë ta ushtrojë këtë profesion por të kthehet në fshatin e tij dhe të hapë një agroturizëm.

Civici: Një sipërmarrës i sukseshëm në Shqipëri që pret 1000 persona në vit është aty-aty nga fitimi, madje më shumë. Një agroturizëm në Shqipëri bën 145 mijë euro xhiro në vit. Duhet të llogarisësh edhe investimin. Por strategjia thotë që nëse ti diversifikon këto, mund të arrish dyfishin e fitimit. 

Çfarë duhet të bëjnë sipërmarrësit e rinj që ta diversifikojnë biznesin e tyre, në mënyrë që ta bëjnë të ndryshme bujtinën nga bujtina?

Civici: Sikur të arrijnë të lidhen me prodhimin bujqësor të vendit ku operojnë është treçereku i punës. Si shërbim i ngjashëm me agroturizmin është që çdo vend që shkon duhet të marrësh identitetin e vendit ku ti po shkon. Pra dua të kem një eksperiencë Berati, eksperiencë jugu, veriu etj,. Nuk ka një formulë magjike se si ti bëhesh i suksesshëm, por nëse arrin të nxjerrësh në pah identitetin e zonës ku ti po punon, nuk ka asgjë që i ndalon. Sa më shumë të kopjojnë aq më keq do jenë. Rri te identiteti jot, është një sipërmarrje që kërkon identitet./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *