E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Afati i fundit për pronat

23 maji shënon afatin e fundit për aplikimet e ish-pronarëve. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtorja Sonila Qato sqaron se zyra e Agjencisë së Trajtimit të Pronës do të punojë deri në momentin që aty do të ndodhet qytetari i fundit, pasi nuk do të ketë më një shtyrje të afatit për aplikim. Drejtorja e Agjencisë së Trajtimit të Pronës shprehet se të gjithë të interesuarit do të njoftohen zyrtarisht nga institucioni për përgjigjen nëse kanë të drejtë të marrin aktin e pronësisë apo jo. Nuk ka asnjë afat se kur do të jepen përgjigjet për këtë kategori aplikuesish, pasi përparësi në këtë proces ka kërkesa më e vjetër. Përgjatë 90 ditëve janë më mijera qytetarë që kanë shkuar pranë kësaj Agjencie për të aplikuar. Fillimisht interesimi i tyre ka qenë i vogël, jo më shumë se 50 kërkesa në ditë, por në javët e fundit, fluksi arriti deri në 500 aplikime.

 

Reklamë

 

 

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë