Subscribe

Procesi i vetingut  ndaj ish-prokurorit te përgjithshëm Adriatik Llalla ende vazhdon. Pavarësisht se ish kreu i organit te akuzës Llalla paraqiti dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë ne 10 shkurt, mësohet se nuk ka nje vendim përfundimtar per rivlerësimin e tij. Vizion Plus iu drejtua zyrtarisht Komisionit te Pavarur te Kualifikimit per te mesuar se cfare do te ndodhe me dosjen e Llallës.

 

 “Mbi pyetjen tuaj se, a do të ndërpritet procesi i vetingut për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, KPK ju vë në dijeni se vendimin do ta marrë trupa gjykuese, vendim i  cili, në përputhje me ligjin, do të bëhet publik.”

 

Ende nuk dihet se cfare do te ndodhe me materialet e mbledhura per Adriatik Llallen nëse trupa gjykuese vendos te ndërpresë vetingun, nje dileme qe ekziston edhe per rastin e ish-anëtarit te Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj.

 

Por ne dorën e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit eshte edhe fati i kandidateve per Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e Larte te Prokurorisë; te cilet duhet te kalojnë vetingun para se te zgjidhen per keto poste. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, sqaron se per keta gjyqtare dhe prokurore procesi i rivlerësimit është në fazën e hetimit administrativ.

 

“ KPK është e angazhuar për të realizuar një proces korrekt rivlerësimi, dhe në vijim të pyetjes suaj, se kur do të zhvillohen seancat dëgjimore me këta kandidatë, ju sqarojmë se sapo trupat gjykuese të jenë gati, Komisioni, në zbatim të ligjit dhe në përputhje me rregullat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative, do t’i ftojë në seancë dëgjimore subjektet e rivlerësimit. Sipas asaj që përcakton ligji, vendimi shpallet në fund të seancës dëgjimore, ndërsa vendimi me shkrim u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore.”

 

Me përfundimin e procesit te vetingut per këta kandidate do te zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtareve dhe ajo e prokuroreve te cilet do te zgjedhin nga 6 anëtare per secilin institucion. Vetëm ne ate moment do te nisin pune Këshilli i Larte Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *