Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi I ka bërë thirrje bashkëqytetareve të saj që të bëjne kujdes dhe të mos thyejne rregullat e vendosura në këtë situatë që mund të rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të familjareve.

 

E vetmja mënyrë, thotë Ademi në mesazhin e saj për shkodranet,  për të parandaluar përhapjen, rrjedhimisht edhe pasojat që nuk i dëshiron askush, është të qendrojmë në shtëpitë tona. Nëse ne qendrojmë në shtëpi, dalja nga vetizolimi do bëhet më e shpejtë dhe gjithçka do të kthehet në normalitet brenda një kohe më të shkurtër, shton kryebashkiajkja Ademi.

 

Dalja nga shtëpia, pa një arsye jetike dhe në oraret e caktuara, rrezikon jetën tuaj, të familjeve tuaja dhe komunitetit tonë. Mos harroni që me daljet favorizoni përhapjen e COVID19 dhe nuk po bëni asgjë tjetër veçse po e vështirësoni edhe më shumë jetën e familjeve dhe personave më në nevojë të komunitetit e Shkodrës, po vështirësoni mbijetesën e tyre.Çdo ditë e tyre pa punë dhe pa asnjë të ardhur minimale, thellon problemet ekonomike të përditshmërisë së tyre të vështirë edhe pa peshën e COVID-9, shkatërron shëndetin e tyre, shëndetin e fëmijëve të tyre, familjet e tyre deri edhe jetën e tyre.

 

Ademi shton se ky virus nuk është një grip I thjeshte sic u perceptual në fillim, prandaj duhet kujdes maksimal.

 

 Ky virus nuk është një grip i thjeshtë, është virus i rëndë që po merr jetën e njerëzve, pa dallime moshe. Nuk është vetëm kaq, vazhdon të jetë kanosje e tërë shoqërisë por dhe parandalohet thjeshtë: Me ndërmarrjën individuale të masave ekstreme të qëndrimit në shtëpi, që fillojnë nga vullneti i mirë i juaj.Ndaj, duke besuar në vullnetin e mirë tuaj dhe në dashurinë tuaj për veten, për familjen, për miqtë, dashamirët tuaj dhe shtëpinë tonë të përbashkët – Shkodrën, ju bëj thirrje t’i kufizoni levizjet tuaja dhe të respektoni udhëzimet nga ekspertët për parandalimin e virusit.E mira, e sotmja dhe e nesërmja e komunitetit tonë, është në duart tuaja dhe vetëm së bashku mund ta kalojmë këtë situatë shumë të vështirë.

 

Pamjet që kanë ardhur këto ditë nga Shkodra kanë treguar një mungese të lartë përgjegjëshmëria tek shumë qytetare shkodranë të cilët kanë vërshuar rrugëve të qytetit dhe në shëtitore me familjen e tyre ndonëse një gjë e tillë është aspak konform masave për të parandaluar këtë armik të panjohur. Madje edhe këtë të enjte shumë qytetare ishin në rrugë a thua sikur të mos kishte ndodhur gjë në Shqipëri dhe vende të tjera të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *