Vazhdojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja shokuese e Greqisë, ku një 20-vjeçare u mbyt nga një bandë grabitësish. Mediat greke kanë ngritur dyshime se Caroline mund të jetë vrarë në sy të foshnjes dhe burrit të saj sepse ajo i ka parë në fytyrë kriminelët.

 

George Kalliakmanis, president i Shoqatës së Oficerëve të Policisë të Atikës Juglindore, tha: Është e mundur që nëna të ketë parë në fytyrë autorët dhe kjo të jetë arsyeja pse ata e vranë atë.”

 

Por mendohet se edhe burri i saj i ka parë në fytyrë vrasësit e saj. Sipas mediave të huaja, për një moment, njërit prej grabitësve i ka rënë maska dhe burri i 20-vjeçares ka parë vrarësin e saj në fytyrë.

 

 

Ai e përshkroi fajtorin si të gjatë, me lëkurë të errët, mbipeshë dhe nën 30 vjeç.

 

Po ashtu, janë ngritur dyshimet se 20-vjeçarja mund të jetë vrarë pas një beteje të dhunshme me grabitësit, sepse ajo ishte eksperte kikboksi. Përgjigjet e ADN-së pritet të hedhin dritë më shumë mbi këtë ngjarje. Deri tani dyshohet se pjesë e bandës janë edhe shqiptarë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *