E shtunë, 28 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

‘A ndjeni përgjegjësi për aferën e inceneratorëve?’/ Rama-qytetarit: Ata që abuzuan me pushtetin…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari, i cili e pyet në një nga postimet e publikuara në llogarinë e “Facebook” për çështjen e inceneratorëve.

 

“A ndjeni përgjegjësi ju z.Kryeministër për aferën e inceneratorëve?”, pyet komentuesi.

 

Reklamë

Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë theksoi se inceneratorët shpëtuan 3 komunitete, Tiranën, Elbasanin dhe Fierin nga makthi i plehrave, ndërsa lidhur me abuzimet që mund të jenë bërë me to, ai tha se ata që kanë nxjerrë përfitime të paligjshme do të përballen me drejtësinë.

 

“Ilir Mustafaraj per cilen “afere te inceneratoreve” se une nuk di ndonje afere inceneratoresh, po di nje pune te mire qe ka shpetuar tre komunitete te medha nga makthi i plehrave, ne Tirane, Elbasan dhe Fier! Nese ne kete pune te mire ka pasur edhe individe qe mbrapa shpines se qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, per te nxjerre perfitime te paligjshme, kete e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtesise, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat jane ndertuar, jane aty dhe jane ne sherbim te komuniteteve, te shendetit publik e te mjedisit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë