E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Teknologji

A ka vdekur Mark Zuckerberg? Facebook thotë po

Mark Zuckerberg ka vdekur. Lajmin e ka përhapur vetë rrjeti social, Facebook, të cilin ai e themeloi. Kaq ka mjaftuar që ky informacion të bënte xhiron e botës. Megjithatë, duket se gjithçka ka qenë rezultat i një gabimi kompiuterik i cili tregonte mesazhin përkujtues për Zuckerberg në krye të profileve që informon miqtë dhe familjarët e tyre se përdoruesi kishte vdekur. Business Insider raportoi se e ka parë mesazhin në llogarin e CEO-s Mark Zuckerberg, por ky nuk reultoi të jetë një gabim masiv. Ndërkohë Facebook tha pas incidentit se defekti teknik është riparuar: “Për një periudhë të shkurtër, një mesazh i destinuar për të përkujtuar profilet është postuar gabimisht në llogaritë e tjera. Ky është një gabim që tani e kemi rregulluar.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë