Subscribe

Çiljeta Xhilaga një nga këngëtaret më të preferuara nga publiku shqiptar ka bërë një rrëfim ndryshe në plevicën e “Ferma VIP”.

Ajo tha se e ka lënë pas kohën kur thyente tabu, pasi çdo gjë ka moshën e vet.

Çiljeta theksoi se sot i është përkushtuar totalisht familjes.

Pjesë nga biseda:

Çiljeta: Kur të dal nga këtu do dal të bëj prapë këngë.

Fjoralba: Të mungojnë ato kohë?

Çiljeta: Më mungojnë studiot. Por ka qenë e pamundur për mua qëkur kam familjen time të bukur që t’i bëj të dyja.

Fjoralba: Mua më mungon Çiljeta seksi që theu tabu.

Çiljeta: Nuk më mungon ajo pjesë, çdo gjë ka moshën e vet. E kam kaluar atë fazën, jam në një fazë shumë të rëndësishme të jetës time. Më mungon pjesa e koncerteve dhe studios, nuk më mungon jeta e natës. Pasi edhe kur kam bërë koncerte vitet e fundit, më është dashur të mbyll punët e shtëpisë dhe darkën, pastaj të iki në koncert dhe të qesh. Familja ka një rëndësi të madhe në jetën time, dy fëmijët e mi dhe Albani.

Fjoralba: Përtej këtij roli kaq fisnik dhe dashurisë së madhe si nënë dhe si bashkëshorte a ka momente kur hera herës ndihesh e lodhur.

Çiljeta: Jo. Nuk më la karriera mua, isha unë ajo që mora këtë vendim. U mundova t’i përshtatesha dhe Albanit dhe familjes, familja është obligim i madh, ne kemi dy fëmijë si drita, do jenë rritur me shumë dashuri për njëri-tjetrin, fokusi im është aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *