Subscribe

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj do të vijojë detyrën. Ky është vendimi që mori këtë të premte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke mos i hequr mandatin.

 

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e tij për shkak të dënimit në mungesë me tre vite burg në Greqi. Celibashi argumentoi se për të njëjtën vepër penale, Ismailaj do të ishte dënuar me gjobë në Shqipëri.

 

“Në rastin kur vendimet penale janë kryer nga autoritetet përkatëse gjyqësore brenda territorit të Shqipërisë, KQZ bën vetë vlerësimin nëse subjekti është apo jo në kushtet e ndalimit dhe konkludon, kur është dhënë nga një autoritet i huaj, KQZ nuk e ka mundësinë që ta bëjë këtë vlerësim sepse KQZ nuk ka as kapacitetin dhe as kompetencën për të vlerësuar nëse një vepër penale e kryer në një territor të huaj, kualifikohet si një nga veprat penale që ai do ishte në kushtet e ndalimit. Këtë kërkesë ja bëmë prokurorisë dhe ata na thonë nëse vepra penale dhe çdo element tjetër sa dhe si qëndron në ato që ka parashikuar neni 2, në këtë rast leximi i ligjit për dekriminalizmin dhe konstatimi i rasteve të përjashtimit, nga ana e KQZ, bëhet me ‘syzet’ e zyrës së prokurorisë. Subjekti i verifikimit ka kryer veprën penale të rrahjes dhe kjo është dënuar, ose duhej të ishte dënuar me gjobë. Në kushtet e këtij leximi, ky subjekt nuk do të ishte në kushtet e ndalimit. Ismailaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit, mban mandatin.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *