Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi në “Quo Vadis” se po merren të gjitha masat paraprake, me qëllim që fëmijët mos t’i rikthehen sërish mësimit online.

 

“Jo, të gjithë i tremben faktit që shkollat mund të mbyllen përsëri, të gjithë e pamë sesa e vështirë ishte kur fëmijët i mbajtëm mbyllur për muaj të tërë, jo vëtëm nga ana e procesit mësimor sepse e dimë shumë mirë që cilësia e procesit mësimor nuk është njësoj si në bankat e shkollës dhe nga shtëpia, por dhe për sa i takon problemeve sociale që u shfaqën tek fëmijët apo dhe prindërit gjatë qëndrimit të tyre, kështu që dëshira jonë është që shkolla të mos mbyllet. Dhe ne po punojmë fort pikërisht për këtë gjë dhe i kemi marrë të gjitha masat, dhe po apelojmë vazhdimisht që të respektohen rregullat që të mos shkojmë drejt një mbylljeje.”

 

Sipas ministres, nëse nuk respektohen rregullat anti-Covid, ekziston mundësia e mbylljes së shkollave, duke shtuar se ky vendim nuk merret nga Ministria.

 

“Pra dua të them këtë gjë, nëse nuk do të respektoheshin rregullat patjetër që rreziku ekziston por apeli që ne bëjmë çdo ditë është të respektojmë rregullat, dhe rregullat janë tre, uk janë shumë të vështira, tashmë po mësohemi me to, maskat, distanca, higjiena. Nëse ne respektojmë këto rregulla, rreziku për një mbyllje të dytë kuptohet që është më i ulët. Kjo është një gjë që nuk varet vetëm nga ne dhe ne nuk mund ta parashikojmë çfarë do të ndodhë.”

 

Sa i përket akuzës nga Sindikata e Pavarur e Arsimtarëve se rritja 15 % e mësuesve nuk është reale, Kushi qartësoi: “Ky është një lajm i mirë në fakt, faleminderit që e bëre këtë pyetje se është lajm i mirë rritja e pagave si për punonjësit e sektorit të Shëndetësisë po ashtu dhe për mësuesit, nuk është rritja e parë gjatë këtyre viteve, është rritur që pas 2013 20 %, dhe me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm kjo rritje do të jetë 15% por mënyra sesi llogaritet, ka një formulë, sipas legjislacionit ky 15% nuk llogaritet mbi pagën NETO, po llogaritet mbi pjesën e funksionit, pra ka një formulë sesi përllogaritet dhe pastaj për punonjës të ndryshëm dalin nivele të ndryshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *