Aktori i humorit, Julian Deda është tashmë një nga ato personazhet publikë të përfshirë dhe në politikë.

 

 

Një nga aktivistët politikë më të flaktë dhe në rrjetet sociale, Juli duket se ja ka dalë më së miri ta përdorë këtë gjë dhe si PR për veten e tij.

 

 

Së fundi ai ka postuar një status me nota të forta humori dhe ironie. Ja çfarë shkruan Julian Deda në statusin e tij në Facebook:

 

 

“Mirë pra. Program qeverisës nuk kam. Aktor jam, pra merrem me art. Nuk marr vesh nga ekonomia. Me sport jam marrë kur isha adoleshent. Emigracionin e kam provuar. Më pëlqejnë tepsitë, sidomos ato me kadaif. Tani bleva edhe këpucët e përshtatshme. Pra, më në fund nuk më mungon asgjë për t’u bërë kryeministër. Votoni për mua!

 

 

 

 

P.s. Fotot lakuriq në plazh po jua kursej se më dhimbseni”, – shkruan Juli. Për kë ta ketë patur vallë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *