E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Video · Politikë

A do t’i hiqet non-grata Berishës tani që Trump fitoi zgjedhjet? Altin Goxhaj shokon me përgjigjen e tij në “2984”

I ftuar në shown e Albano Bogdon “2984” në Vizion Plus, avokati Altin Goxhaj e cilësoi fitoren e Donald Trump në SHBA si fitore të të gjithë njerëzimit.

I pyetur nga komediani Albano Bogdo se a do ja heqë “Non-gratën” Berishës, Donald Trump tani që erdhi në pushtet, Goxhaj tha se PD është një parti qesharake, që nuk meriton vëmendjen.

Pjesë nga biseda:

Albano Bogdo: A do t’i hiqet Berishës non-grata?

Reklamë

Altin Goxhaj: Berisha po ua them me sinqeritet është idiot. Një muaj rresht që ishte fushata në Amerikë nuk tha asnjëherë që ne mbështesim Trump. Nuk pati kurajë ta thoshte se kjo është parti e tredhur. Ata nuk patën kurajë

Albano Bogdo: Po të doli Mul Noka para, e rreh dot Nokën tek e tek?

Altin Goxhaj: Marrdhëniet e mia me Nokën janë të mrekullueshme.

Albano Bogdo: Sapo e quajte partinë të kastruar. /Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë