Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga puna në vijim në aksin rrugor Prekal–Lotaj–Ndërlysaj, i njohur si “Rruga e Dukagjinit”, një projekt strategjik për veriun e Shqipërisë që synon të përmirësojë ndërlidhjen dhe të nxisë zhvillimin ekonomik e turistik të zonës.
Sipas Ramës, kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë, pasi lidh qytetin e Shkodrës me Lekbibajn në Tropojë dhe më tej me Bajram Currin, luginën e Valbonës dhe Gjakovën në Kosovë. Aksi shtrihet në një zonë me potencial të lartë për turizëm malor dhe zhvillim rural.
“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal–Lotaj–Ndërlysaj është një ndër segmentet më të rëndësishme të veriut, që lidh Shkodrën me Lekbibajn, Bajram Currin, Valbonën dhe Gjakovën,” shkruan Rama në Facebook.





