Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 November 2025
Vizion fokus

Me mbështetjen e Evropës, Ukraina takohet me zyrtarë amerikanë...

Aksident në Dibër, përplasen 2 makina, lëndohen 5 persona

Mbi 300 nxënës dhe 12 mësues rrëmbehen në një...

Aksident fatal në një cirk në Itali, akrobati humb...

Rubio mohon akuzat e senatorëve: Plani për Ukrainën është...

Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

Trump vlerëson Mamdanin: Ai mund të bëjë një punë...

Mirlind Daku rikthehet te goli, i jep fitoren Rubinit

Vendet e G20-ës kërkojnë zgjerimin e Këshillit të Sigurimit...

SHBA shton presionin ndaj Zelenskyt: Nëse nuk e pranon...

50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit: Ministri Hasani në Konferencën e Nivelit të Lartë në Finlandë

31 Korrik 15:16

Me rastin e 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë “Helsinki+50”, të organizuar nga Ministria e Jashtme e Finlandës.

Aktiviteti shënoi gjysmëshekullin e dokumentit themelues të OSBE-së, një moment kyç në historinë e sigurisë evropiane dhe një pikë referimi për marrëdhëniet ndërkombëtare të bazuara në parime dhe rregulla.

Në fjalën e tij, Ministri Hasani theksoi se parimet themelore të Aktit Final, përfshi respektimin e sovranitetit, integritetit territorial, mos-përdorimin e forcës dhe respektimin e të drejtave të njeriut nuk janë thjesht norma historike, por udhërrëfyes të domosdoshëm për rendin ndërkombëtar sidomos në ditët e sotme.

“Shkelja e vazhdueshme e këtyre parimeve nga Federata Ruse përmes agresionit të saj ndaj Ukrainës përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për besueshmërinë e OSBE-së,” deklaroi Ministri Hasani.“Pikërisht në një mjedis të tillë, roli i OSBE-së si platformë për dialog dhe si mbrojtëse e parimeve të Helsinkit bëhet edhe më i domosdoshëm.”

Ministri theksoi se Shqipëria, si vend anëtar aktiv dhe ish-kryesuese e OSBE-së, mbetet e angazhuar për një organizatë funksionale dhe efektive, e aftë të përgjigjet ndaj sfidave moderne, që nuk janë vetëm ushtarake, por edhe digjitale, hibride, mjedisore dhe sociale.

Në Konferencën “Helsinki+50” morën pjesë përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse në OSBE, partnerëve për bashkëpunim, institucioneve ekzekutive të OSBE-së, Asamblesë Parlamentare, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Konferenca u përshëndet gjithashtu nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres.

Konferenca riafirmoi rëndësinë e trashëgimisë së Aktit Final të Helsinkit dhe nevojën për të forcuar angazhimin ndaj parimeve të tij, në një kohë kur rendi ndërkombëtar përballet me tensione të rritura dhe sfida të reja.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
“Helsinki+50” Akti Final i Helsinkit Hasani ministri Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

EMRAT/ Falsifikonin eurot dhe i nxirrnin në treg, 4 të arrestuar në Tiranë dhe një në kërkim

më shumë...

Dëbora zbardh Dardhën në Korçë, akset rrugore të hapura

më shumë...

Rama: Jo drejtësi e papërgjegjshme. Kryeministri citon ish-prokurorin amerikan

më shumë...

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun, pezullim nga detyra dhe bllokim i pasaportës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • 36-vjeçari nga Librazhdi u jep valium vjehrrit dhe vjehrrës...
  • Ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore! Parashikimi i mo...
  • EMRAT/ Makina del nga rruga në Vlorë dhe përfundon në kanal...
  • Shembje masive dheu dhe shkëmbinjsh në aksin Qukës-Qafë Pllo...
  • Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg për ish-...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.