Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit shqyrtoi sot strategjinë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja për periudhën 2025-2030.
Në cilësinë e kreut të Komisionit, deputeti Erion Braçe e vlerësoi punën e Komisionit të rëndësishme për të luftuar qëllimet për ndërhyrje dhe manipulimin e opinionit publik nga jashtë.
Braçe tha se u bashkëpunua ngushtë me shoqërinë civile, mediat dhe ekspertë të pavarur.
Pas miratimit në Komision, strategjia e prezantuar pritet të votohet në parlament./vizionplus.tv





