Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën...

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të...

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë, plagoset bariu

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje...

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në muajin maj,...

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë telefonike me...

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë të huaj

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e fundit drejt...

“Më 11 maj votoni ndryshimin”, Berisha në “Astir”: Do keni infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore dhe rrugore

30 Prill 21:09

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë administrative 14, në Tiranë.

Berisha garantoi banorët e Astirit, se nëse PD vjen në pushtet më 11 maj, do të adresojë me urgjencë të gjitha problemet e krijuara sipas tij, nga qeveria Rama.

Berisha: Ju që mbrojtët vlerat qytetare, mbrojtët banesat tuaja, ju do të keni infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore, rrugore dhe të gjithanshme. Të lësh një territor kaq të gjerë, një popullatë që shkon në 60-70 mijë banorë, do të thotë të urresh fëmijët, shkollimin e tyre, të ardhmen e tyre.

Berisha premtoi se do t’i adresojë problemet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Ndërsa theksoi se arsimi do të jetë përparësi absolute.

Berisha: Garantoj çdo të sëmurë në këtë vend se nuk do t’u mungojnë kurrë ilaçet për shëndetin tuaj. Edhe sikur të mos kishim, përsëri them atë që thashë për rrugët, stolitë e grave do i shisnim që ju të mjekoheni. Garantoj të gjithë prindërit dhe fëmijët se arsimi do jetë përparësi absolute. Rrogë më të ulët se 1500 euro, mësuesit nuk do kenë. Shkollat do të njohin shkallën më të thellë të dixhitalizimit.

Berisha u ndal edhe te largimi i shqiptarëve. Ai tha se aryseja kryesore është varfëria dhe papunësia.

Berisha: Vetëm në 10 vite kanë ikur 600 mijë të rinj, 600 mijë krahë pune. Miqtë e mi, programi ynë është programi i ndryshimit të Shqipërisë. Programi me të cilin ne do vendosim minimumin jetik 200 euro. Çdo pensionist me pension nën 200 euro, dhe sot janë mbi 560 mijë pensionistë me pension nën 170 euro, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, çdo prind me një fëmijë, çdo student me bursë, 100 ditët e para të qeverisjes tonë do kenë minimumin jetik 200 euro. Rroga minimale do jetë 500 euro. Rroga mesatare do jetë 1250 euro.

Berisha kërkoi votën e banorëve të Astirit dhe tha se më 11 maj duhet të votojnë ndryshimin./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Astir Berisha

Nga e njëjta kategori

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën e parë gjysmëfinale mes Atletikos dhe Arsenalit

më shumë...

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Presidentja në detyrë mbledh të enjten partitë politike

më shumë...

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

më shumë...

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë, plagoset bariu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:09

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti...

10:27

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

10:26

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Presidentja në...

10:05

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD:...

9:49

Cilat janë pesë ushqimet që provokojnë alergji?

9:20

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë,...

9:19

VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e...

9:11

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për...

8:57

Lideri i së djathtës britanik nën akuza...

8:39

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

8:23

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në...

8:09

Komisariati i ri në Krujë, Hita ultimatum...

7:58

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë...

7:40

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

7:23

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë...

7:05

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e...

6:59

Hegseth: Kemi shkatërruar impiantet bërthamore të Iranit

6:38

Von der Leyen: Kremlini po u imponon...

6:22

Mbi 1.2 milion njerëz në Liban do...

6:06

Irani paralajmëron veprime ushtarake të paprecedenta pas...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe makina tjetër e a...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.