Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme Haki Kokën, 29 vjeç pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Vizion Plus mëson se Haki Koka është nipi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
“Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Haki Koka, 29 vjeç, banues në Durrës”, njoftoi policia.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.





