Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 July 2026
Vizion fokus

Tension te Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat

Trump: Netanyahu e di kush është shefi

Dita e 35-të e protestës, simbole dhe thirrje kundër...

Kërcënimi nga Rusia? Tusk: Po përgatitemi për skenarë të...

Tragjike, babai u fut në det për të shpëtuar...

Autoritetet ruse u kërkojnë qytetarëve të kursejnë karburant

Dita e 35-të, protestës i bashkohet sërish Diaspora! Qytetarët...

Erdogan: Izraeli është i “varur” nga lufta

Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të...

Forbes parashikon rënien e Putin brenda tre viteve

GJKKO shpall fajtor ish-gjyqtarin Ilir Pashaj, ja me sa vite burg dënohet

5 Mars 17:27

Nga Blerina Cene

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish-gjyqtarin e Elbasanit, Ilir Pashaj për korrupsion e fshehje pasurie me 3 vjet e 4 muaj heqje lire. Po ashtu atij i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike për 5 vjet.

Ky është dënimi i dytë për korrupsion i ish-gjyqtarit Ilir Pashaj, pas atij me formë të prerë me 1 vit e 4 muaj burg , por që e kishte shlyer me kohën e paraburgimit. Nga i njëjti proces u arrit në konkluzionin e prokurorisë së posaçme se në fakt, ish- gjyqtari kishte kryer edhe një herë tjetër vepra kurrupsion e fshehje pasurisë kur ushtronte këtë detyrë.

SPAK arriti të provonte se Ilir Pashaj i kishte regjistruar pasuritë në emër të familjarëve të tij ndaj i sekuestroi një automjet dhe një apartament në qytetin e Elbasanit, pasuri që më pas u konfiskuan.

Pashaj nuk iu nënshtrua asnjëherë vetting-ut, pasi u dorhoq nga detyra e gjyqtarit në vitin 2017, duke u bërë më pas avokat. Rasti i dënimit të parë është në bashkëpunim me kolegen e tij të dikurshme, ish- gjyqtaren, Zamira Vyshka që gjithashtu u dënua sepse kishte pranuar para nga një person për të ndryshuar vendimin gjyqësor të tij.

Ndërmjetësi, ishte pikërisht, ish- gjyqtari që u bë avokat, Ilir Pashaj.

Njoftimi:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 49, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Ilir Pashaj”.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Paulin Çera dhe Artan Jahollari, me vendimin Nr. 19, datë 04.03.2025 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Dalip Pashaj, për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/1, gërma “a” i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  6. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Ilir Dalip Pashaj me një masë të vetme prej 5 (pesë) vjet burgim.
  7. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 3 (tre) vite dhe 4 (katër) muaj burgim.
  8. Në aplikim të neneve 30/1, 35/1, 44/2 të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Ilir Pashaj, për të ushtruar funksione publike, për 5 (pesë) vjet, dënim i cili fillon të zbatohet pas vuajtjes së dënimit me burgim.
  9. Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  10. Në zbatim të nenit 36 të K.Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të :
  11. Pasurisë së paluajtshme të llojit apartament, regjistruar me nr.****, vol.****, faqe ****, Z.K. ****, ****, me sipërfaqe **** m2, rregjistruar në emër të shtetasit Sh.B, dhe 2. Pasurisë së luajtshme të llojit autoveturë të markës Mercedes Benz, Model E200CDI, me numër shasie ****, viti i prodhimit 2008, ngjyrë gri, me targa ****, i rregjistruar në emër të D.B.
  12. Bazuar në nenin 190/1/ç të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara për këtë procedim: Praktika e aplikimit për pasaportë pranë kompanisë ALEAT të shtetasve Sh.B dhe Ilir Pashaj, t’i kthehet kompanisë që aktualisht administron këto të dhëna;

Dokumentet e regjistrimit të pasurisë nr. ****, vol. ****, faqe ****, ZK. ****, ****; Kontrata e shitblerjes nr. **** rep, nr. **** kol, datë 20.09.2012, me palë A.D dhe Sh.B, t’i kthehen ASHK vendore Elbasan. Telefon i markës Samsung, sekuestruar nga shtetasi B.T, t’i kthehet këtij shtetasi.

Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD të përftuara sipas akteve përkatëse gjatë hetimeve paraprake mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.

  1. Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën **** lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurit.
  2. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi. /vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
denohet me burg GJKKO ilir pashaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tension te Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat

më shumë...

Dita e 35-të e protestës, simbole dhe thirrje kundër sistemit! Për herë të dytë Diaspora përballë Kryeministrisë

më shumë...

Zjarri në pyllin e Shëngjinit, arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies (EMRI)

më shumë...

Festivali i muzikës baroke, “Klithma Mesdhetare” në muzeun arkeologjik të Durrësit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

12:07

Tension te Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat

10:43

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

10:16

Cilat janë rreziqet që na vijnë nga...

9:53

Trump: Netanyahu e di kush është shefi

9:47

Dita e 35-të e protestës, simbole dhe...

9:24

Mashtrimet më të mëdha online që po...

9:15

Nuk është kafja, këto pije përshpejtojnë metabolizmin...

8:49

Kërcënimi nga Rusia? Tusk: Po përgatitemi për...

7:41

Shenjat që tregojnë se rutina juaj e...

7:28

Tragjike, babai u fut në det për...

7:13

Autoritetet ruse u kërkojnë qytetarëve të kursejnë...

6:42

Dita e 35-të, protestës i bashkohet sërish...

6:24

Erdogan: Izraeli është i “varur” nga lufta

6:07

Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë...

5:40

Forbes parashikon rënien e Putin brenda tre...

5:22

Gjendet një top i Luftës së Dytë...

5:05

Zvërneci, Rama për televizionin gjerman: Nuk mund...

4:51

Çaktivizohen katër bomba të pashpërthyera në jug...

4:29

Zjarri në pyllin e Shëngjinit, arrestohet autori...

4:13

Papa mesazh për Trump ditën e SHBA

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Tragjedi në Librazhd, guri masiv bie mbi një makinë dhe i me...
  • Tragjike, babai u fut në det për të shpëtuar dy fëmijët e mi...
  • Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shkojnë te...
  • Zvërneci, Rama për televizionin gjerman: Nuk mund t’i them j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.