Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro. Sipas organit të akuzës, ai së bashku me katër të pandehur të tjerë kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë dhënë leje për ndëtimin e një pike karburanti.
Mes katër personave të tjerë të vënë nën akuzë jane edhe numri dy i bashkisë së Devollit, Astrit Seferkolli, por edhe zyrtarë të tjerë nga sektori i të Ardhurave dhe Licencimit, Gazmend Haxhija, Gazment Malo e Vojsava Bregu.
Sipas SPAK biznesi i paligjshem i karburantit që ata licensuan në bashkëpunim, ka marrë përfitime të padrejta që nga viti 2015 deri në vitin 2019 kur IKMT vendosi pishjen e tij.
Pika e karburantit ndodhet në Bilisht, ndërsa prokuroria antikorrupsion thotë se nuk ka qenë e pajisur me dokumentacionin ligjor të kërkuar.
SPAK i komunikoi kreut të bashkisë së Devollit, mbylljen e hetimeve dhe ngritjen e akuzës së shpërdorimit të detyrës. Nga kjo vepër penale ai rrezikon deri në shtatë vjet heqje lirie.
Në komunikimin e tij me gazetarët pasi la prokurorinë, Eduard Duro tha se nuk do të dorëhiqet nga posti i kryebashkiakut./vizionplus.tv





