Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 May 2026
Vizion fokus

Spanja sekuestron sasinë rekord të drogës në Atlantik

Von der Leyen: Sulmet iraniane ndaj Emirateve janë të...

Makina përplas turmën e këmbësorëve në Leipzig, dy të...

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane, do t’ju...

Sulmi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, Irani: Nuk kishim...

Erdogan kritikon Europën: BE ka nevojë për ne më...

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane, do t’ju...

SHBA-të i përgjigjen Teheranit, bombardojnë me “Apashë” 6 anije...

Zelensky hedh poshtë propozimin e Rusisë për armëpushim njëditor...

Presidenti i Libanit: Nuk është koha e duhur për...

Nesër ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe/ Policia plan masash, ja rrugët që do bllokohen

19 Nëntor 11:27

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masa për ndeshjen e fundit ndërkombëtare që do të zhvillohet nesër në ‘Air Albania’ mes Shqipërisë dhe Ishujt Faroe.

 

Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet më datë 20 nëntor 2023, në stadiumin “Air Albania”.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 20 nëntor 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

 

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

 

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-rruga “Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

 

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

 

Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.

 

‘Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium. Gjithashtu, apelojmë për tifozët dhe për qytetarët që të jenë vigjilentë për të mos rënë pré e mashtrimit me çmimet e biletave, të cilat janë të bëra publike zyrtarisht, si dhe që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas rradhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.- njofton policia.

 

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit

Posted Under:
Kryesoret Sport Vendi
Tagged:
ishujt faroe ndeshje Shqipëri

Nga e njëjta kategori

Moza dhe Adi në televotim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip

më shumë...

Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çfarë do të ndodhë me ta

më shumë...

Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri: Ndihem 1 milion herë i dhunuar! Poetja: Gjithë kjo tragjedi për një bisht fshese

më shumë...

Gresa dhe Ola braktisin debatin, Moza: Situatat i paketojnë si strategji

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:12

Moza dhe Adi në televotim kokë më...

11:34

Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët...

10:48

Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr...

10:37

Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri:...

10:31

Spanja sekuestron sasinë rekord të drogës në...

10:29

Von der Leyen: Sulmet iraniane ndaj Emirateve...

10:24

Kush është fermerja që u largua nga...

10:16

Gresa dhe Ola braktisin debatin, Moza: Situatat...

10:03

Makina përplas turmën e këmbësorëve në Leipzig,...

9:52

Fryrja e barkut, zbuloni ushqimet dhe pijet...

9:47

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane,...

9:36

Tensionet në Ferma Vip, Moza u përgjigjet...

9:33

Sulmi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, Irani:...

9:25

Erdogan kritikon Europën: BE ka nevojë për...

9:11

Kurti takim me Kallas: Kosova, e përkushtuar...

9:04

Debate, emocione dhe surpriza! Nis FERMA VIP,...

8:44

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane,...

8:12

SHBA-të i përgjigjen Teheranit, bombardojnë me “Apashë”...

8:11

Zelensky hedh poshtë propozimin e Rusisë për...

7:31

Presidenti i Libanit: Nuk është koha e...

Më të klikuarat

  • Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri...
  • Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çf...
  • Aksident fatal në Berat-Dimal, motomjeti përplaset me makinë...
  • Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri: Ndihem 1 milion...
  • Anijet amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.