Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën...

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të...

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë, plagoset bariu

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje...

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në muajin maj,...

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë telefonike me...

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë të huaj

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e fundit drejt...

Kurti: Rreziku për një konflikt të armatosur me Serbinë është i mundshëm

10 Gusht 22:44

“Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i grindjeve me minoritetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur”, tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Reuters të mërkurën.

 

Kreu i qeverisë ka përsëritur përsëri deklaratat e tij rreth mundësisë së fillimit të një lufte në Kosovë.

 

Një deklarim të tillë e ka bërë për gazetën për gazetën italiane “La Repubblica”, të hënën, ku ka deklaruar se rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Madje, ai tha që do të ishte “i papërgjegjshëm” nëse do të thoshte të kundërtën.

 

“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të shndërrohen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën”, tha Kurti për Reuters.

 

“Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar. Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej…mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”.

 

“Presidenti despotik (rus) (Vladimir) Putin është një njeri i luftës dhe ai do të kishte interes për të përhapur luftën, sepse ai dëshiron të normalizojë luftën,” tha Kurti, duke aluduar për pushtimin e Rusisë në Ukrainën fqinje në shkurt.

 

“Ne kemi institucionet dhe organet tona të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova është shtet tani, ky nuk është viti 1998”, tha Kurti. “Ky është viti 2022, kështu që ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial, për të mbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe për të mbrojtur progresin tonë.” Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të takohen në Bruksel për më shumë bisedime më 18 gusht. Beogradi dhe Prishtina janë të përkushtuar publikisht për një dialog të sponsorizuar nga BE për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, por pak përparim është bërë. Kosova i është bashkuar dënimit të BE-së dhe SHBA-së për veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe i është bashkuar sanksioneve kundër Moskës. Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë pavarësisht synimit të saj për t’u bashkuar me BE-në dhe për të harmonizuar politikën e jashtme me bllokun.

 

Reuters shkroi se Kosova e hodhi poshtë dominimin serb në vitin 1999 pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund një kundër-kryengritjeje brutale nga forcat serbe të sigurisë. Por Serbia ligjërisht ende e konsideron Kosovën pjesë integrale të territorit të saj dhe me ndihmën e Moskës e ka bllokuar Kosovën nga anëtarësimi në institucione të ndryshme ndërkombëtare.

 

NATO ka rreth 3,700 trupa të stacionuara në Kosovë për të ruajtur paqen e saj të brishtë dhe javën e kaluar tha se do të ndërhynte në përputhje me mandatin e saj nëse rrezikohej stabiliteti, raporton Reuters.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Kosovë kurti Reuters

Nga e njëjta kategori

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

më shumë...

VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryeministrit Edi Rama

më shumë...

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e fundit drejt BE-së, me mbështetjen e Austrisë

më shumë...

Thasë të mbushur me euro, Europol nxjerr pamjet nga aksioni i call center-ave në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:09

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti...

10:27

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

10:26

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Presidentja në...

10:05

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD:...

9:49

Cilat janë pesë ushqimet që provokojnë alergji?

9:20

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë,...

9:19

VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e...

9:11

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për...

8:57

Lideri i së djathtës britanik nën akuza...

8:39

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

8:23

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në...

8:09

Komisariati i ri në Krujë, Hita ultimatum...

7:58

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë...

7:40

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

7:23

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë...

7:05

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e...

6:59

Hegseth: Kemi shkatërruar impiantet bërthamore të Iranit

6:38

Von der Leyen: Kremlini po u imponon...

6:22

Mbi 1.2 milion njerëz në Liban do...

6:06

Irani paralajmëron veprime ushtarake të paprecedenta pas...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.