Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në...

Ibrahimaj: “Open Balkan” synon lehtësimin e tregtisë rajonale

30 Maj 20:11

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj mori pjesë në Forumin Ekonomik të Shkupit, me temë: “Rritja e qëndrueshme në kohë pasigurie dhe përtej”.

 

Ministrja ishte pjesë e panelit “Zhvillimi i politikave fiskale dhe monetare”, së bashku me ministrin e Financave të Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, ministrin e Financave dhe Ekonomisë të Kosovës, Hekuran Murati, ministrin e Financave të Malit të Zi, Aleksandar Damjanovic, dhe zv/drejtorin Ekzekutiv të FMN, Luc Dresse.

 

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj foli për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të iniciativës “Open Balkan”, për të përmirësuar eficiencën dhe liberalizimin e tregut të përbashkët, lëvizjen e kapitalit, të mirave dhe shërbimeve, si dhe lëvizjen e njerëzve.

 

“Filluam me ‘Procesin e Berlinit’ dhe tani vazhdojmë me procesin e ‘Ballkanit të Hapur’. Përpiqemi që të integrohemi sa më mirë dhe të rrisim eficiencën e tregtisë mes nesh, për të shkuar drejt përfitimeve të globalizimit. Këto janë dhe shtylla të integrimit evropian dhe ajo çfarë po bëjmë është përpjekja për të përshpejtuar proceset dhe të bëhemi gati për integrimin në BE”, u shpreh Ibrahimaj.

 

Ministrja theksoi faktin se në kuadër të “Open Balkan” po diskutohet edhe mbi politikat fiskale që do të zbatohen në të ardhmen dhe së shpejti do të nënshkruhet një Memorandum, në takimin që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Ohër.

 

Në fjalën e saj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë u ndal edhe në efektivitetin e politikave fiskale të ndjekura nga qeveria shqiptare për përballimin e efekteve të pandemisë COVID-19.

 

Ministrja theksoi se Shqipëria u përball me pandeminë pas krizës së tërmetit të vitit 2019, ku u ndërmorën disa politika monetare dhe fiskale për të minimizuar efektet në ekonomi. Banka e Shqipërisë ndoqi politika monetare duke zvogëluar normat e interesit dhe shtyrë në kohë pagesat e disa huave. Nga ana tjetër, qeveria ndërmori disa masa të tjera, si ofrimi i garancive për bizneset, në mënyrë që bizneset të kishin mjaftueshëm likuiditet dhe të sigurohej vazhdimësia e aktivitetit ekonomik të tyre.

 

Zbatimi i këtyre politikave fiskale dhe monetare, tha Ibrahimaj, bëri të mundur që ekonomia e vendit të rikuperohej dhe të rritej me 8.5 % për vitin 2021.

 

Duke u ndalur në krizën aktuale, Ibrahimaj tha, se Shqipëria është aktualisht vendi i rajonit me normën më të ulët të inflacionit dhe shprehu besimin, se kriza që aktualisht po kalojmë është e përkohshme dhe çmimet do të nisin të ulen në gjysmën e dytë të vitit 2022.

 

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapat e duhur për përballimin e krizës, vijoi ministrja, duke miratuar stimujt e nevojshëm fiskalë, por edhe duke synuar zvogëlimin e borxhit dhe duke investuar në sektorët që do të sigurojnë rritje ekonomike.

 

“Sfida më e madhe që ne kemi për momentin është të vazhdojmë të furnizojmë me stimuj fiskalë, që janë të parashikuar në buxhetin tonë, e sigurisht duke zvogëluar borxhin, të investojmë në ato fusha dhe sektorë që do të sigurojnë rritje dhe ndikojnë në qëndrueshmërinë e situatës makroekonomike në të ardhmen”, tha ministrja.

 

Një tjetër sfidë për vendin tonë lidhet me sigurimin e energjisë dhe kostot e larta të saj. Edhe në këtë drejtim, theksoi Ibrahimaj, qeveria ndërhyri duke mbuluar kostot e rritura të energjisë, në mënyrë që të mos rritej kostoja e prodhimit dhe të mos prekej niveli i konsumit.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni Vendi
Tagged:
ballkani i hapur ibrahimaj Lehtësim tregti rajonale

Nga e njëjta kategori

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i viktimës: Kemi një person në burg për këtë histori

më shumë...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin pamjet nga ngjarja në Shkodër

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt BE garancia për një Bosnjë-Hercegovinën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.