Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët përhapen nga...

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në...

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare...

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni Komisariati Nr....

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës kryesore

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen mbi 10...

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të...

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje me avionë...

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin e Nord...

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish në shesh

Pas takimit me Mitsotakis, Pompeo: Greqia dhe Turqia të ulen në tryezën e bisedimeve

29 Shtator 18:13

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u kërkoi aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, të fillojnë sa më shpejt bisedimet për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth kufijve detarë.

Greqia dhe Turqia, që janë përplasur për një sërë çështjesh, kanë ranë dakord të rifillojnë “në të ardhmen” bisedimet paraprake mbi pretendimet detare në Mesdheun lindor pas disa javë tensionesh, por nuk kanë njoftuar ndonjë datë.

“Shpresojmë që këto bisedime të mund të vazhdojnë në mënyrë serioze,” tha zoti Pompeo pasi u takua me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Kretë. “(Ne) i inkurajojmë ata të rifillojnë diskutimin e këtyre çështjeve sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Zoti Pompeo zhvilloi një vizitë dyditëshe në Greqi pas rritjes së tensioneve në rajon mbi burimet e energjisë.

Tensionet morën hov muajin e kaluar, pasi Ankaraja dërgoi anijen e saj të eksplorimit sizmik Oruc Reis në ujërat e diskutueshme, të shoqëruar nga anije luftarake, për të bërë studimin e zonës për shpime të mundshme nafte dhe gazi.

Turqia tashmë e ka tërhequr anijen, duke thënë se kjo do të lejonte diplomacinë të veprojë, përpara një samiti të Bashkimit Evropian më 1 dhe 2 tetor që do të trajtojë çështjen dhe sanksionet e mundshme kundër Ankarasë të kërkuara nga Qiproja, Greqia dhe Franca.

Sekretari Pompeo, i cili vizitoi gjithashtu Selanikun të hënën, tha se rajoni i Mesdheut lindor duhet të jetë një themel për sigurinë energjitike.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Greqisë për të diversifikuar rrugët dhe furnizimet me energji dhe se besonte në bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Greqi. Ai shtoi se Rusia është një ndikim destabilizues në rajon./ VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
greqi-turqi Mike perplasjet Pompeo

Nga e njëjta kategori

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të takohen në SHBA

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Michigan, dy viktima

më shumë...

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen mbi 10 komunitete turistike

më shumë...

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për provokim të armatosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:59

Zjarri në Shëngjin del jashtë kontrollit, flakët...

10:49

Netanyahu dhe Trump së shpejti pritet të...

10:19

Të shtëna me armë zjarri në një...

9:59

Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, destinacioni...

9:40

Disa truke për ta bërë më të...

9:35

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen rrugës...

9:17

Spanjë/ Zjarr masiv në Costa Brava, izolohen...

9:13

SHBA paralajmërojnë Poloninë: Moska po përgatitet për...

8:43

Rritet rreziku i zjarreve, Portugalia kërkon mbështetje...

8:37

Shenjat që tregojnë se nuk pini ujë...

8:10

Kremlini: BE duhet të marrë parasysh rastin...

7:56

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

7:32

Dita e 34-ët e protestës, qytetarët sërish...

7:00

Zelensky: Ukraina mund ta tejkalojë Rusinë në...

6:59

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në...

6:43

Armëpushimi me Izraelin, më shumë se 600...

6:34

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi...

6:26

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e...

6:17

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të...

5:52

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • “Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.