Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Veliaj: Nga shkollat te rehabilitimi i lagjeve, ja projektet që do realizohen në Njësinë 5

23 Tetor 19:29

Ka nisur nga Njësia 5 turi i konsultimeve me qytetarët i buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2020. Në fjalën e tij në prezantimin e buxhetit kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se edhe vitin e ardhshëm kjo zonë do përfitojë një sërë investimesh shumë të rëndësishme, duke filluar që nga infrastruktura rrugore, ajo arsimore si dhe sportive. Ai tha se Njësia 5 do të përfitojë nga projekti i bashkisë së Tiranës të 100 lagjeve me dy projekte konkrete dhe që do prekin lagjen përreth Fakultetit Juridik dhe lagja në Selitë.

 

“Kemi planifikuar këtë vit një projekt fantastik që quhet projekti i “100 lagjeve” dhe kemi identifikuar 2 lagje që kanë nevojë imediate për t’u trajtuar si bllok. Pra kemi rrugë individuale që s’dua t’ju lodh me të gjitha por 2 lagje janë blloqe të tëra që duhen prekur. Së pari është blloku te Juridiku. Është një nga blloqet që duke qenë se është në qendër të Tiranës, ti mendon që është edhe i rregulluar. Kështu që i gjithë blloku rreth Juridikut, rreth “Petro Ninit”, rreth gardës, do të trajtohet si i tërë kështu që nuk dua t’i them të gjithë emrat e rrugëve dhe blloku i fundit i Selitës që kufizohet në fakt midis Njësisë 5 dhe 13, do kemi mundësi. Kështu që besoj që janë 2 blloqet më problematike. Pastaj kemi rrugë pafund ku do ndërhyjmë, por këto janë në nivel blloqesh te projekti ynë i “100 lagjeve”, tha Veliaj.

 

Sa i përket investimeve në infrastrukturën arsimore ait ha se krahas rikonstruksionit të disa shkollave në këtë njësi, do të nisë shumë shpejt edhe ndërtimi i dy shkollave të reja që do ti japin fund mbingarkesës në shkollat ekzistuese dhe do sjellin një cilësi më të mirë mësimdhënie.

“Do të fillojmë shkollën e re “Dritëro Agolli” në Njësinë 5, por sigurisht nga ana tjetër e rrugës është edhe Njësia 13, kështu që është një shkollë që do përfitojnë të dy palët. Sigurisht do të kemi edhe një shkollë tjetër në Njësinë 13, sidomos për lagjet e reja në Selitë që janë shtuar”, – theksoi Veliaj.

 

Gjithashtu ai bëri të ditur se do të nisë shumë shpejt edhe zbatimi i transformimit të Piramidës në një qendër moderne inovative ku të rinjtë mund të mësojnë kodim e programe kompjuterike. “Lajmi i mirë edhe për më të vegjlit, jo vetëm që do të vijojmë me këndet e lodrave, por vitin tjetër do të kemi fatin që të hapim Piramidën e Tiranës. Sot është koha e atyre që dinë të bëjnë programim, të punojmë me kompjutera, njohin atë lloj gjuhe të teknologjisë. Piramida do të presë çdo vit një bashkëpunim fantastik me Fondin Shqiptaro-Amerikan. Sapo firmosëm marrëveshjen e përbashkët dhe Piramida do të jetë shkolla pas shkolle. Për ju që jeni me thinja do të jetë pallati i pionierëve për kompjuterët. Për të gjithë çunat dhe gocat e njësisë 5 jam i sigurt do të kemi shumë talente”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

 

Kryebashkiaku bëri të ditur se shumë shpejt do të hapet edhe gara për të siguruar transport elektrik në Tiranë duke synuar uljen e ndotjes që shkaktojnë mjetet me naftë. “Ne do të kemi një vendim tjetër në Këshillin Bashkiak, ne do të hapim garën për linjën e transportit elektrik, kështu që besoj që edhe ajo do të ndihmojë sidomos në ato pjesë të linjës që është një miks midis Tiranës së Re dhe Unazës së Madhe, e cila do të kalojë në një pjesë të madhe në Njësinë 5 dhe besoj që edhe kjo do rrisë ndjeshëm jo vetëm cilësinë  e ajrit, por edhe do shtojë frekuencën e mjeteve të transportit publik që kalon në këtë itinerar”, – u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

 

Duke e cilësuar një vit të jashtëzakonshëm për projektet e realizuara në Tiranë, Veliaj tha se një nga investimet më të rëndësishme është edhe Parku Olimpik. Ai tha lajmin e mirë për qytetarët për rikthimin e pishinave, të cilat do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.

 

“Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën, edhe kur vjen puna te realizimi i shumë projekteve. Teksa jemi duke folur është duke mbaruar pjesa e Parkut Olimpik, godina e Federatës Shqiptare. Kanë filluar dy fushat e futbollit. Pra siç kemi basketbollin këtu te “Fethi Borova”, siç kemi Peshëngritjen dhe mundjen te “Mirjan Hakani”, ashtu do të kemi edhe fushat e federatës. Në vitin 2020, mbaron kontrata e qirasë për pishinat, i rikthehen Bashkisë së Tiranës, kështu që edhe ato do të bëhen pjesë e Parkut Olimpik. Dhe siç mbaroi qiraja te “7 Xhuxhat” e mori Bashkia prapë në administrim, sot dy kate parkim poshtë, kënd lodrash pa pagesë për fëmijët lart. Për të gjithë ata që thoshin, kullat, kullat, sot mjafton të shkojnë te 7 Xhuxhat. Çfarë është e Bashkisë iu kthye Bashkisë dhe iu hap publikut. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe me pishinat”, deklaroi Veliaj.

Posted Under:
Sociale Vendi
Tagged:
buxhet Erion Veliaj Rehabilitim Shkolla

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shënojë termometri

më shumë...

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë kilometrike në kufi këtë fundjavë

më shumë...

Lezhë/ U rrëzua në mal teksa ruante bagëtitë, 71-vjeçari dërgohet me urgjencë tek Trauma

më shumë...

Durrës/ Policia merr masa për sezonin, shtohet patrullimi në det dhe krijohen lehtësira në port

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:14

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në...

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.