Gjykata e Tiranës la në burg drejtoreshën e filialit nr 4 të fondit Besa, Albana Imami e cila akuzohet si organizatore e skemës së mashtrimit me kreditë fiktive me vlerë deri në 3.7 ml euro.
Para gjykatës ajo mohoi akuzat dhe u shpeh se ka dhënë kredi fiktive por nuk ka qene e vetëdijshme dhe se të gjitha të ardhurat i ka depozituar ne fondacion.
Gjykata po ashtu la në burg edhe 2 prej oficereve të kredisë të akuzuara si bashkëpunëtore, Blertina Kanani dhe Orkida Driza ndërsa për Matilda Domin dhe Esmeralda Vason u caktua masa arrest në shtëpi.
Në burg u la edhe ish oficeri i kredisë së fonit Besa , Mihal Hanxhari i cili kishte rolin e sekserit.
Të pandehurit e tjerë në gjykatë kanë akuzuar drejtoreshën se i ka detyruar te firmosin kredi fiktive.
Madje njëra prej punonjeseve ka deklaruar se është mashtuar dhe do bashkëpunoj me prokurorinë. Sipas saj për cdo person që dergonte per kredi fiktive paguhej me 20 mij lek te vjetra dhe kishte futur edhe fëmijet e saj.
Rasti mashtrimit në fondin Besa u denoncua nga vete drejtuesit e institucionit privat monetar ndërsa drejtoresha Albana Imami dyshohet se ka marrë edhe rreth 2 mln euro me fajde nga persona te tjere per te mbuluar skemen.





