Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 33 vjeçari...

Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto,...

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Ndryshimi i kufinjve në Kosovë, reagon ambasada ruse në Tiranë

7 Gusht 21:36

Ambasada ruse në Tiranë ka komentuar këtë të martë në lidhje me çështjen e shumë debatuar të ditëve të fundit për ndryshim kufijsh në Kosovë. Ky reagim ka ardhur pas artikulimit nga disa media politikane se pas idesë së korrigjimit të kufijve fshihet Rusia dhe presidenti Vladimir Putin.

 

Ambasada ruse risjell në vëmendje komentin e bërë nga Ministria e Jashtme ruse më 27 korrik pas takimit në Helsinki të presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Putin.

 

Ajo deklaron se çështjet për statusin e Kosovës duhet të zgjidhen në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB dhe se Rusia këmbëngul në realizimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadrin e bisedimeve Beograd-Prishtinë dhe kurrë nuk do të përpiqet të diskutojë këtë çështje pas shpinës së palëve.

 

 “U kushtuam vëmendje materialeve të zgjeruara të shfaqura në median ruse bazuar në shkrimin e medias kosovare “Gazeta Express”, në të cilin, referuar “burimeve diplomatike”, pohohet se gjatë samitit Rusi-SHBA të mbajtur në Helsinki më 16 korrik, presidenti i SHBA-ve mbështeti propozimet gjoja të diskutuara, sipas të cilave Beogradi do të njohë pavarësinë e Kosovës, nëse territoret veriore ku jetojnë serbë etnikë do t’i bashkohen Serbisë. Me shumë përgjegjësi pohojmë se ky është një dezinformim absolut, ashtu si edhe spekulimet e tjera të shfaqura ditët e fundit në shtyp rreth disa “marrëveshjeve të veçanta” të arritura në Helsinki.

Të gjitha çështjet në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës duhet të zgjidhen në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë kontekst, Beogradi dhe Prishtina ranë dakord për një dialog të drejtpërdrejtë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Rusia mbështet në vazhdimësi procesin e negociatave, këmbëngul në realizimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadrin e tyre dhe kurrë nuk do të përpiqet të diskutojë këtë çështje pas shpinës së palëve.

I bëjmë thirrje komunitetit mediatik të përmbahet nga spekulimet flagrante për ekzistencën e marrëveshjeve të fshehta të arritura midis Moskës dhe Uashingtonit. Nuk duhet luajtur me një tendencë tepër të rrezikshme të tronditjes së marrëdhënieve ruso-amerikane, nga gjendja e të cilave, në një masë të madhe, varet siguria ndërkombëtare, ashtu si edhe nuk duhen nxitur tensione në një rajon kaq të ndërlikuar siç është Ballkani”.

Posted Under:
Rajoni Vendi
Tagged:
Ambasada ruse Kosovë Kufinj

Nga e njëjta kategori

“Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e të miturës që dhunoi 17 vjeçaren në Fier

më shumë...

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA dhe Ekstazi, arrestohen 5 persona në Vlorë, mes tyre 2 italianë

më shumë...

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e Lezhës, arrestohen tre persona, mes tyre një grua (EMRAT)

më shumë...

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i riu që u mbyt në lumin Mat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

10:17

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25...

10:12

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima...

9:56

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

9:33

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur...

8:53

Të shtëna me armë gjatë një festivali...

8:50

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit,...

8:29

Parashikimi i motit për këtë të diel,...

8:22

Horoskopi, 12 korrik 2026, çfarë kanë parashikuar...

7:14

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në...

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.