Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zyrtarizuar fituesin e koncesionit te rrugës se Arbrit. Kompania shqiptare “Gjoka Konstruksion” do te ndërtoje kete rruge. Komisioni i vlerësimit te ofertave ka skualifikuar dy operatoret e tjerë pjesëmarrës ne tender, pasi nuk plotësonin kriteret.
Oferta financiare e kompanisë fituese per kete projekt ishte 33. 6 miliard leke. Tashme ministria do te nise punen per nënshkrimin e kontratës, aty ku pritet te jepen te gjitha detajimet. Mbetet per t’u saktësuar edhe mënyra e ketij investimi, pasi qeveria ka thëne se ky do te jete projekti qe do te zbatohet nëpërmjet programit 1 mld dollarë.





