Drejtori i ALUIZNI-t te Beratit shkarkohet me urdhër te Rames. Shkak është bere ankesa e nje nene 80-vjeçare gjate nje dëgjese publike me kryeministrin, pasi sipas saj, ishte zvarritur 5 vjet per legalizimin e shtëpisë. Nje dite me pare, Rama i kërkoi publikisht kreut te ALUIZNI-t t’i jepte zgjidhje problemit. E ndërsa gruaja mori sot legalizimin, Rama ne nje shënim ne Facebook, thekson se drejtori mban përgjegjësi pasi lejoi zvarritjen e legalizimit. Kryeministri thekson se jane me mijëra njerëz te tjere qe janë viktime e këtyre sorollatjeve, te cilet presin përgjigje. Rruga e vetme sipas Rames, është qe ata te jene pjese e platformës se bashkëqeverisjes.





