Duket se VIP-at shqiptarë po binden gjithnjë e më shumë se në Shqipëri nuk jetohet. Kjo ka ndodhur edhe me këngëtarin Sinan Hoxha, familja e të cilit duket se është larguar përsëri nga Shqipëria.
Ka qenë bashkëshortja e tij, Andrra Destani, ajo që ka postuar një foto me Ansin e vogël, të cilët po kthehen në Gjermani, vendin ku Andrra ka jetuar prej vitesh.
Nuk e dimë nëse ky largim do të jetë definitiv, por nënë e bir duken shumë entuziastë në këtë foto.






