Kur ka kaluar një jave nga vetëvrasja e dyshimte e Besnik Pudjas ne fshatin Shëngjergj, familjaret thonë se kemi te bëjmë me një ngjarje kriminale. Petrit Pudja babai i 36-vjecarit thotë për Vizion Plus se deri me tani nuk është zbuluar e vërteta. Ai kërkon zbardhjen e ngjarjes se rende, ndërsa shprehet se personin e shpallur ne kërkim Halit Dusha e njeh. Edhe nena e 36-vjeçarit apeloi organet ligjzbatuese. Besnik Pudja u gjet i vrare ne një magazinë ne fshatin Shëngjergj. Policia tha se kemi te bëjmë me vetëvrasje, por dyshimet u shtuan pasi ekspertiza njoftoi se 36-vjecari kishte marre nje plumb pas koke. Mbrëmjen e së enjtes policia ndaloi Alges Liçin dhe Dritan Buzon, të cilët paraprakisht akuzohen se nuk denoncuan ngjarjen në polici. Në kërkim u shpall Halit Dusha, i akuzuar për kultivim hashashi së bashku me viktimën. Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se ata kanë qenë bashkë me viktimën në vendin ku ai kreu vetëvrasje dhe janë larguar pa e raportuar më parë në sallën operative. Madje 19-vjecari Alges Lici është i plagosur me një plumb në shpatull, çka sipas analizave del se bëhet fjalë për të njëjtin plumb që vrau 36-vjecarin.
Dyshime për vrasjen e Besnik Pudjas
Subscribe





