Fushata e asgjësimit te bimëve narkotike është ne kulmin e saj. Policia e Tepelenës ka asgjësuar me anë të djegies rreth 5000 rrënjë kanabis, të mbjella në zonën e Dhëmblanit dhe në atë të Budulishtit. Operacioni i uniformave blu shtri në një terren të thyer malor dhe si në shumicën e rasteve toka ishte pa pronar. Nga ana tjetër, policia nuk ka asnjë person të arrestuar për kultivimin e bimëve narkotike. Ndërkohe disa banore të zonës u shoqëruan ne komisariat per t’u marre ne pyetje. Ky është operacioni i dyte kundër kultivimit te kanabis-satives qe zhvillohet ne te njëjtin vend.
Policia asgjëson pesë mijë rrënjë kanabis në Tepelenë





