Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare në disa zona të territorit.
Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, përgjatë relieveve malore në jug të vendit priten reshje lokale shiu, kryesisht në orët e pasdites.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të arrijë deri në 14 m/s.
Temperaturat do të shënojnë vlera të larta, ku në zonat e ulëta dhe bregdetare maksimumet pritet të arrijnë deri në 33 gradë Celsius, duke favorizuar mot të nxehtë sidomos në plazhe.
Ndërkohë, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.
/vizionplus.tv





