Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 May 2026
Vizion fokus

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”, Rama në...

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete detare të...

Raketat iraniane mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama: Shqipëria...

GJKKO merr vendimin për Jorgo Goron, rrëzohet kërkesa e...

Hegseth: Armëpushimi me Iranin nuk ka përfunduar

Bie qeveria pro BE në Rumani

Irani sulmon përsëri me dronë dhe raketa Emiratet e...

Dita e Dëshmorëve, Hita: Sot është ditë krenarie dhe...

Bombardimet nga Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe: Mbrojtja ajrore...

Aksident në Vlorë, automjeti del nga rruga dhe përfundon...

Dita e Dëshmorëve, Hita: Sot është ditë krenarie dhe dhimbjeje, detyra kur vishet me ndershmëri bëhet më e madhe se jeta

5 Maj 17:22

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë pëkujtimore të Dëshmorëve të Policisë dhe të Atdheut.

Në fjalën e tij numri një i policisë theksoi se sot është dita për të kujtuar ata që dhanë jetën për liri dhe për mbrojtjen e jetëve të qytetarëve.

“Në historinë e çdo kombi ka njerëz që nuk kërkojnë duartrokitje, por lënë pas dritë. Dëshmorët e Policisë së Shtetit, njëherazi të Atdheut, janë prej tyre. Ata janë ata njerëz të rrallë që, në çastin kur jeta kërkoi prej tyre zgjedhjen më të pamundur, nuk zgjodhën veten, zgjodhën ligjin dhe detyrën, qytetarin dhe Shqipërinë. Dhe prandaj sot, përpara familjeve të tyre, ne nuk mund të flasim me fjalë të zakonshme. Sepse dhimbja, krenaria dhe mungesa që mbani në shtëpitë tuaja nuk është e zakonshme.  Ju, familjarë të dashur të dëshmorëve, jeni pjesa më e heshtur dhe më e madhe e kësaj sakrifice. Ju detyrohemi jo vetëm respekt, jo vetëm mirënjohje, por kujdes, prani, dinjitet dhe kujtesë të pandërprerë. Sepse dëshmori nuk i përket vetëm familjes së vet. Ai i përket Republikës. Ai i përket flamurit. Ai i përket çdo qytetari që jeton në paqen që ai mbrojti.  Për çdo punonjës policie sot, kjo ditë është edhe pasqyrë, edhe thirrje. Pasqyrë për të parë se çfarë peshe ka uniforma që mbajmë”, u shpreh Hita.

Më tej Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit bëri apel që kjo ditë përkujtimore të shërbejë si një ditë krenarie, por dhe si shembull që ata që mbajnë veshur uniformën të mos përulen kurrë, e të vijojnë të luftojnë të mbrojnë të drejtën dhe qytetarët.

“Në emër të Policisë së Shtetit, sot shpreh përuljen më të thellë për të gjithë punonjësit e Policisë që dhanë jetën në krye të detyrës. 

Për ata që u nisën në mëngjes me uniformë dhe nuk patën kohë të thoshin lamtumirë, por u kthyen në përjetësi me flamur, duke lënë pas një mesazh që nuk shuhet: se detyra kur vishet me ndershmëri, bëhet më e madhe se jeta. 

5 Maji nuk është një ditë trishtimi. Është një ditë krenarie e mbushur me dhimbje, dhe dhimbja e mbushur me krenari, të dyja njëkohësisht, të dyja pa kompromis. Sepse 231 dëshmorë ranë në këmbë dhe ne që jemi pjesë e Policisë së Shtetit, kemi një detyrë të vetme, të mos ulemi kurrë. 

Le të jetë kujtimi i tyre jo vetëm dhimbje, por busull; jo vetëm ceremoni, por ndërgjegje; jo vetëm histori, por frymë”, dekalroi Hita.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
deshmoret dita Hita Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”, Rama në Gjirokastër: Do të rrisim investimet për startup-et!

më shumë...

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete detare të ndaluara në Hormuz

më shumë...

Raketat iraniane mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama: Shqipëria dënon me fjalët më të ashpra të mundshme këtë sulm terrorist

më shumë...

GJKKO merr vendimin për Jorgo Goron, rrëzohet kërkesa e ish-kryebashkiakut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:44

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”,...

6:38

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete...

6:06

Raketat iraniane mbi Emiratet e Bashkuara Arabe,...

6:02

GJKKO merr vendimin për Jorgo Goron, rrëzohet...

5:54

Hegseth: Armëpushimi me Iranin nuk ka përfunduar

5:37

Babai i vrau nënën, ai e goditi...

5:35

Bie qeveria pro BE në Rumani

5:29

Irani sulmon përsëri me dronë dhe raketa...

5:22

Dita e Dëshmorëve, Hita: Sot është ditë...

5:20

Bombardimet nga Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe:...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:29

Aksident në Vlorë, automjeti del nga rruga...

4:26

Trump: Lufta me Iranin mund të zgjasë...

4:17

Drejtonte furgonin me nxënës në gjendje të...

3:52

Çfarë duhet të dini nëse adoptoni një...

3:17

Tabaku për raportin e AFET: Shqipëria në...

3:14

Është sezoni i nespullave, fruti i artë...

3:09

Ka 3 momente në jetë kur truri...

2:45

Salianji i përgjigjet Berishës dhe nxjerr të...

2:38

Fluks nga alergjitë e stinës, mjekët: 50...

Më të klikuarat

  • Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çf...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri: Ndihem 1 milion...
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.