Mojtaba Khamenei, një nga figurat kyçe iraniane pas vrasjes së Ali Khameneit, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja, ndërsa po trajtohet në qytetin e Komit. Lajmi është publikuar nga gazeta britanike The Times.
Sipas gazetës, Khamenei nuk është aktualisht në gjendje të ushtrojë detyrat e tij apo të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse të regjimit iranian.
Ky është raportimi i parë që jep detaje konkrete mbi vendndodhjen e tij që nga fillimi i konfliktit, ndërkohë që besohet se ai mund të jetë plagosur gjatë sulmeve fillestare të 28 shkurtit.
I njëjti dokument zbulon gjithashtu se tashmë janë bërë përgatitjet për varrimin e babait të tij dhe ish-udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, në qytetin e Qomit, pas vrasjes së tij në sulmet e para të luftës.
Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këto informacione./vizionplus.tv





