Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 May 2026
Vizion fokus

Mojtaba Khamenei apo Garda Revolucionare, kush e ka pushtetin...

EMRI-FOTO/ Ky është 19-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën...

OKB mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael

Greqia rishikon vendimin për të blerë dronë patrullues të...

Konflikti në Lindjen e Mesme, SHBA-të i kërkuan Emirateve...

Meloni: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa taksa...

Irani planifikon mekanizëm të ri për tarifa në Ngushticën...

Trump paralajmëron Iranin: Nëse nuk pranoni marrëveshjen, fillojmë bombardimet

Papa do të vizitojë Francën, Macron: Nder për vendin...

Merz: Nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të...

Kurti: Do ftojë opozitën për takime të reja për çështjen e presidentit

13 Mars 16:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se do t’i ftojë në takim liderët e partive opozitare për të biseduar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, një çështje që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Duke folur për media në një ngjarje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Kurti e cilësoi si “të dëmshme dhe të gabuar” mungesën e takimeve në dy ditët e fundit para mesnatës se 5 marsit, kur Kuvendi u mblodh për të votuar për presidentin e ri.

Por, ai tha se sot do t’iu dërgojë ftesa kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për takime në fillim të javës së ardhshme.

Abdixhiku ishte i shpejtë në përgjigjën e tij, duke shprehur gatishmëri për takim, por jo para se Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e saj për këtë çështje.

“Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Kosova nuk arriti ta zgjedhë më 5 mars pasuesin e presidentes Vjosa Osmani – të cilës i mbaron mandati më 4 prill – dhe çështja u dërgua në gjykatën më të lartë të vendit për shkak të krizës procedurale dhe interpretimeve të ndryshme kushtetuese.

Në fillim të kësaj jave, Gjykata Kushtetuese e pezulloi deri më 31 mars një dekret të presidentes Osmani, përmes të cilit ajo e kishte shpërndarë Kuvendin e Kosovës më 6 mars, një ditë pasi dy kandidatët e propozuar nga partia në pushtet e Kurtit, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, nuk u hodhën fare në votim në mungesë të kuorumit.

Vendimi i Kushtetueses nënkupton se Osmani nuk mund të shpallë zgjedhje të reja dhe Kuvendi nuk mund ta vazhdojë me seancën për zgjedhjen e presidentit deri më 31 mars.

Partitë opozitare e pamundësuan votimin sepse e braktisën sallën, pasi kishin dështuar bisedimet paraprake me Kurtin për një emër që do ta gëzonte mbështetjen e nevojshme.

I pyetur të premten se si mendonte se do të arrihej një marrëveshje duke ditur qëndrimet e opozitës, Kurti tha: “Gjasa për konsensus përcaktohet vetëm nga të tjerët për shkak se gatishmëria jonë për konsensus është e plotë”.

Kurti e përsëriti qëndrimin se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja, pasi sipas tij, diçka e tillë nuk është, as e drejtë, as e dobishme.

“Prandaj, është e domosdoshme të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. Qytetarët e Republikës presin prej neve stabilitet institucional dhe jo zgjedhje të përsëritura, pra, nuk ka nevojë për zgjedhje të përsëritura, ka nevojë që sa më parë të kemi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të fillojë Kuvendi të punojë”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, nuk bëhet fjalë se kush e ka shumicën dërmuese, por çështja është te kuorumi prej 80 deputetëve.

“Nuk besoj që na duhen zgjedhje të reja për të pasur garë se a po i bëjmë 80 deputetë”, tha ai.

Ndërkohë, presidentja Osmani nuk u paraqit si kandidate nga asnjë parti, edhe pse partia e Kurtit pretendoi se ia kishte ofruar mundësinë.

Për partinë në pushtet, ajo nuk i ka pasur votat e nevojshme, ndërsa për partitë e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kurti Presidenti

Nga e njëjta kategori

Mojtaba Khamenei apo Garda Revolucionare, kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran?

më shumë...

OKB mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael

më shumë...

Greqia rishikon vendimin për të blerë dronë patrullues të prodhimit francez

më shumë...

Konflikti në Lindjen e Mesme, SHBA-të i kërkuan Emirateve të Bashkuara Arabe të pushtonin një ishull të Iranit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:43

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

10:21

Mojtaba Khamenei apo Garda Revolucionare, kush e...

10:17

EMRI-FOTO/ Ky është 19-vjeçari shqiptar i cili...

10:03

Mënyra efektive për të forcuar sistemin imunitar

9:48

OKB mirëpret zgjatjen e armëpushimit Liban-Izrael

9:37

Greqia rishikon vendimin për të blerë dronë...

9:15

Konflikti në Lindjen e Mesme, SHBA-të i...

8:40

Meloni: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet...

8:21

Zgjedhjet në Kosovë, lihet në fuqi vendimi...

8:03

Irani planifikon mekanizëm të ri për tarifa...

7:41

Trump paralajmëron Iranin: Nëse nuk pranoni marrëveshjen,...

7:13

Papa do të vizitojë Francën, Macron: Nder...

7:09

Njihuni me shenjat hakmarrëse të Horoskopit

7:07

Merz: Nuk do t’i këshilloja fëmijët e...

7:05

38-vjeçari humb jetën nga sulmi i peshkaqenit...

6:56

E rëndë në Itali, makina përplas 10...

6:43

Alarm në aeroportin e Athinës, gjendet pa...

6:27

Gjendet i pa jetë në mes të...

6:17

Britania e Madhe mbështet planin për të...

5:56

Ngërçi në bisedime, SHBA dhe Izraeli po...

Më të klikuarat

  • “Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe...
  • “Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • E rëndë në Itali, makina përplas 10 persona në Modena, shofe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.