Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin...

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi:...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e...

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar që do...

Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po...

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir Metën në...

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki refuzon të...

Pse u la vetëm nën sulm familja Jashari? Klosi:...

Klosi: Gjyqi për ish-krerët e UÇK ka prapavijë të...

Si infiltrohen agjentë e SHISH te bandat e krimit?...

Osmani: Prania ushtarake amerikane në Kosovë mbetet e rëndësishme

26 Shkurt 21:32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka përsëritur diplomates së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë se prania ushtarake amerikane në vendin e saj mbetet e rëndësishme, pas zërave të ditëve të fundit se SHBA-ja mund ta kufizojë atë, njoftoi zyra e Osmanit të enjten.

Rreth 590 forca amerikane shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Shqetësimet rreth humbjes së pranisë amerikane në vend u ngritën ditë më parë kur gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, tha se SHBA-ja po kërkon nga aleanca të kufizojë veprimtarinë e vet të jashtëm, përfshirë atë në misionin paqeruajtës në Kosovë.

Osmani e priti në takim të enjten të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, të cilës ia përsëriti “rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të NATO-s si faktor kyç për stabilitetin, si dhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik për paqe afatgjatë”, sipas një njoftimi nga zyra e saj.

Lidhur me kufizimet e mundshme, një zyrtar i Pentagonit i tha Radios Evropa e Lirë javën e kaluar se “sot, nuk kemi për të njoftuar ndonjë ndryshim në dislokimin e forcave”.

Kosova i vlerëson si qenësore lidhjet me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë qenë mbështetësi kryesor i pavarësimit dhe shtetndërtimit të saj.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Por, ky mision paqeruajtës, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, dy vendeve fqinje që vazhdojnë të kenë marrëdhënie të tensionuara.

Koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik, i tha REL-it ditë më parë se Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë dhe çdo ndryshim i papritur në pozicionimin e trupave amerikane në vend, mund të krijojë pasiguri dhe të rrisë hapësirën për ndikime të jashtme.

Wojcik, i cili më herët ka shërbyer si udhëheqës i Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën amerikane në Prishtinë, shtoi se prania ushtarake e SHBA-së në Kosovë ka një vlerë shumë të madhe parandaluese, shumë më të madhe sesa numri i trupave që ka në tokë.

“Ajo dërgon një sinjal të qartë për angazhimin strategjik dhe të drejtpërdrejtë të Amerikës dhe forcon besueshmërinë dhe unitetin e NATO-s”, shtoi ai./rel

Posted Under:
Anash Kosova

Nga e njëjta kategori

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi: Me NATO-n s’bën askush shaka!

më shumë...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e shoh debatin në PS

më shumë...

Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin

më shumë...

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir Metën në gjyq”, Fatos Klosi: 18 muaj në paraburgim s’është normale!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:57

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG...

10:38

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga...

10:17

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja...

10:08

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar...

10:05

Trump për Merz: Ai nuk e di...

10:02

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir...

10:01

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki...

9:59

Pse u la vetëm nën sulm familja...

9:51

Klosi: Gjyqi për ish-krerët e UÇK ka...

9:40

Si infiltrohen agjentë e SHISH te bandat...

9:32

Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi:...

9:31

Krasniqi: Mazhoranca dhe opozita përgjegjëse për krizën...

9:24

“Shqiptarët i tremben më pak vdekjes”, Klosi...

9:20

Vrasja e Azem Hajdarit, Fatos Klosi: Për...

9:15

Atentati ndaj Trump, ish-kreu i SHISH: Autorët...

8:42

Ju ndodh të harroni gjërat sapo hyni...

8:28

Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita...

7:57

Begaj në Samitin e “Tre Deteve”: Ballkani...

7:42

Kjo shenjë do të hyjë në një...

7:35

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të...

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfa...
  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë më kokë, kush u largua...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.