Këngëtari Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një arresti kardiak teksa ndodhej në Itali. Ai u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare, duke lënë pas një djalë të vogël, Roelin.
Këngëtari e dha frymën e fundit në krahët e bashkëshortes së tij, Selvijes, e cila gjatë kësaj periudhe kohe ka shprehur hapur mungesën dhe mallin që ndjen për këngëtarin.
Por pasi Shpat Kasapi humbi jetë, Selvija u “kryqëzua” në rrjetet sociale, çka solli edhe një reagim të nënës së këngëtarit, e cila vlerësonte figurën e nuses së saj, duke treguar edhe raportin e mirë që ato kishin.
Halla e këngëtarit Flora Kasapi, e ftuar në Living Day në Vizion Plus deklaroi se me Selvijen u bë padrejtësi.
“Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le ti duam. Kjo është çështje personale. Vetëm ta kuptosh drejt, një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet ky moment? Flasim në kontekstin njerëzor. Për të dashurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet, dhe të jetë nëna e djalit të tij, si ka mundësi një popullatë e tërë të flasë. Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme për t’i mbyllur këto tema të gojave “haxhuze””, tha halla e Shpat Kasapit./vizionplus.tv




