Reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe fryrja e rrjedhës së lumit Osum kanë sjellë përmbytjen e dhjetëra hektarëve tokë bujqësore përgjatë brigjeve të tij. Por përveç problematikave që kanë shkaktuar, këto kushte janë shfrytëzuar në mënyrë pozitive nga të rinjtë e grupit Go Outdoor Berat, të cilët kanë zgjedhur të futen në lumë me varka rafting për një qëllim të veçantë. Itinerari i tyre nisi nga kanionet e Skraparit dhe përfundoi në Berat, jo vetëm për të shijuar adrenalinën e rafting por mbi të gjitha për të dhënë ndihmën e parë aty ku ishte e nevojshme. Përgjatë rrjedhës së lumit, ata ishin të gatshëm të ndërhynin në rast të ndonjë emergjence, për të mbështetur familjet që jetojnë pranë brigjeve të Osumit dhe që mund të ishin prekur nga përmbytjet.
Gjatë gjithë rrugës, grupi vëzhgoi situatën nga afër, komunikoi me banorët duke ofruar asistencë aty ku ishte e mundur.
” Pavarsisht pasionit që ne kemi për sportin e Rafting, ne e ndjemë si detyrim të ishim sa më pranë njërëzve në nevojë për shkak se prurjet e shiut kan qënë të dëndura dhe niveli i lumit ka qënë tej mase të lart cka e bëntë të rrezikshëm, ne kemi konstatuar dhe kemi vajtur pranë zonave të përmbytura po nuk ka pas nevojë që të bëjmë një ndërhyrje konkrete“, tha Murat Mamurani, drejtues i Go Outdoors Berat.
Kjo nismë e veçantë është përshëndetur nga komuniteti lokal dhe tregon se si angazhimi rinor dhe sporti mund të kthehen në mjete konkrete të ndihmës në raste fatkeqësish natyrore, ndërsa vetë djemtë që kanë parr përsiëpr rriskun e lundrimit në kushtë të rrezikshme janë të pajisur me certifikata
” Ne jemi duartrokitur për inisiativë dhe për këtë që po bëjmë dhe njërëzit na kan pritur pak cuditshëm sepse thonë që cjanë këta që futen ra i po ata nuk e kanë kuptuar që arsyeja jonë që jemi futur në lumë është për të ardhur në ndihmë të njerëzve”
” Unë si tur operator e kam licencën e tur operatorit, certifikatat përkatëse të udhërrefyesit për aktivitetin e rafting gjithashtu dhe çunat”
Edhe pse kjo nisëm e djemve ka pasur qellime humanitare, nuk është pritur mirë nga blutë e beratit te cilët kan shoqeruar të rinjtë ne komisariatin e Beratit./vizionplus.tv





