Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të përfshirë në konfliktin me zrmë zjarri të ndodhur një natë më parë në Fier.
Në pranga kanë rënë shtetasit Mariglen Sinaj, 36 vjeç si dhe pronarin e lokalit shtetasin A.B, 43 vjeç, banues në Fier.
Ndërsa në kërkim u shpall shtetasi Romeo Çako, 33 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, pas një konfliktit midis 2 shtetasve, njëri prej tyre gjuajti në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin e përfshirë në konflikt, M. S., 36 vjeç, banues në Fier si edhe pronarin e lokalit, shtetasin A. B., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë zjarri, R. Ç., 33 vjeç, banues në Fier.





